Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

16-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me vitrinën e një dyqani në Vlorë, lëndohet një grua

schedule17:36 - 14 Gusht, 2021

schedule 17:36 - 14 Gusht, 2021

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Një 16-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani. Gjatë përplasjes gjithashtu është dëmtuar 37-vjeçarja E.A., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë 16 vjeçari e kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve.  Ai ka marrë ndihmë mjekësore, dhe pritet të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.



Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!