Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektbuxhetin 2018/ Opozita kundër

schedule13:02 - 14 Nëntor, 2017

schedule 13:02 - 14 Nëntor, 2017

Në komisionet parlamentare është përmbyllur parimisht buxheti i vitit të ardhshëm. Opozita ka shprehur rezervat e saj, duke theksuar se asnjë prej sektorëve jetikë për ekonominë nuk ka rritje fondesh.

Mëngjesi i së mërkurës ishte afati i fundit që komisionet parlamentare të shpreheshin në parim për buxhetin e vitit 2018, pranë Komisionit të Ekonomisë. Por, kjo nuk e ka penguar Komisionin e Ekonomisë.

E ndërsa z. Braçe shprehu qëndrimin zyrtar të komisioneve që janë përgjigje në kohë, Jorida Tabaku solli shqetëesimet e ngritura nëpër komisione nga deputetë të Partisë Demokratike.

Opozita theksoi se për shumë fusha me ndjeshmëri të lartë sociale, qeveria nuk ka rritur financimet.

Deputetët e PD kanë theksuar se për ndihmën ekonomike nuk ka shtese të fondit, ndërsa infrastruktura vendore dhe rajonale kanë 21% fonde më pak. Projekt buxheti u miratua në parim nga komisioni i ekonomise vetëm me votat e maxhorancës./abcnews.al

 

https://youtu.be/N_CFVChhEQY