“Kryetarët e njësive të jenë në zonë. Qarqet nuk bëjnë asnjë.”, tha Nuri Belba, kreu i Bashkisë Përrenjas.
“Këshilli i qarkut ka dalë nga roli koordinues i njësive, është inekzistencë. Të rishikohet.”, tha kreu i Bashkisë Belsh, Arif Tafaj.
Këto kryebashkiakë folën për performancë të mirë që ju ka ardhur si pasojë e zgjerimit të bashkive të reformës së 2014, por sërish shtojnë se atyre u nevojiten më shumë kompetenca që mund t’ua ngarkojë qeveria.
“Një kryetar bashkie nuk është i kënaqur me çfarë kompetenca ka. Na marrin në telefon edhe për një infermiere që nuk është aty. Ato nuk lidhen me ne.”, tha Belba.
“Tirana duhet të lëshojë kompetenca”, tha Tafaj.
Kjo ishte dëgjesa e parë me kryebashkiakët dhe në Tiranë do të thirren të gjithë, në këto javë dëgjesash mbi reformën administrative territoriale. PS dhe PD kanë shprehur edhe në Komision rezerva mbi funksionimin e qarkut, ndërkohë të dyja palët kanë variante për t’i zëvendësuar me rajone, më pak se tetë/abcnews.al