Chelsea fitoi mbrëmjen e djeshme Superkupës e Europës dhe një rol të rëndësishëm luajti portieri Kepa Arrizabalaga, i cili priti dy prej penalltive të lojtarëve të Villareal. Fituesit e Champions League e ngritën për të dytën herë këtë trofe, ndërsa trajneri Thomas Tuchel foli për zëvendësimin e portierëve në fund.
Kepa është ai që duhet të priste penalltitë, kurse titullar e nisi Mendy. Gjermani për BT Sport tha: “Nuk ishte një vendim spontan. Ne folëm për këtë me portierët pas ndeshjes së parë të kupës kundër Barsnsley, në FA Cup sezonin e shkuar. Ne kishim disa statistika, ishim të përgatitur mirë.
Kepa ka përqindjen më të mirë për pritjen e penalltive. Djemtë që analizojnë dhe trajnerët e portierëve më treguan të dhënat. Ne folëm me portierët dhe u thamë se kjo mund të ndodhte në ndeshje të tilla.
Është fantastike se si Edouard e pranoi diçka të tillë. Ka prova që Kepa është më i mirë me penalltitë. Mendy nuk tregoi krenari për të dalë nga fusha. Ai ishte i lumtur ta bënte diçka të tillë për të mirën e ekipit”.
Pas ndeshjes foli edhe Mendy: “Jam i lumtur, pasi fituam. Unë e dija që vitin e kaluar që nëse Kepa do të vinte në fushë do ta ndihmonte ekipin. Ishte një përpjekje ekipore. Ne luajmë për Chelsea dhe duam sukses. E bëmë këtë së bashku”.
Sigurisht nuk mund të mungonte një deklaratë e heroit Kepa: “Nuk është një situatë tipike, por arritëm me penallti pasi Edouard bëri një punë fantastike. Në fund fituam dhe jemi shumë të lumtur. Isha gati sepse e dika se mund të ndodhte ai zëvendësim. U përpoqa të isha gati mendërisht dhe fizikisht”. / abcnews.al