Policia në Fier i ka bllokuar automjetin një të riu i cili po ecte tej normave të lejuara. Bëhet e ditur se automjeti luksoz tip “Audi” që po drejtohej nga 21-vjeçari H. M., banues në Kamzë është kapur nga radari në Bypass-in e Fierit.
Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 masa administrative. Të riut iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe iu vendos 80.000 lekë të rinj gjobë për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.
Automjeti tip “Audi” u bllokua nga Policia Rrugore. s.b/abcnews.al/