21:00, Belfast, stadiumi “Windsor Park”. Chelsea dhe Villareal do të kërkojnë triumfin në finalen e Superkupës së Europës. Anglezët shikohet si favoritë, por në finale gjithçka pritet. E kush e priste që ekipi i Tuchel ta mposhte Manchester City në finalen e Champions League…
Kështu që djemtë e Unai Emery do të futen në fushë me besimin e se mund t’ia dalin. Të dy trajnerët kanë menduar edhe për rreshtimet në duelin e mbrëmjes së sotme.
Chelsea pritet të rreshtohet me tre në prapavijë dhe me Mendy në portë. Azpililicueta, Zouma dhe Rudigër ndërtojnë “digën” para tij. Alonso e Hudson Odoi janë favoritë për të luajtur në krahë, kurse në qendër të mesfushës Kante dhe Kovacic.
Në majë të sulmit pritet Haverts, i cili do të ketë mbështetjen e Ziyech dhe Werner. Nga ana tjetër Villareal pritet me një rreshtim 4-4-2. Asenjo do të mbrojë katërkëndëshin, kurse në prapavija nga e djathtë në të majtë pritshmëritë janë të luajnë Gaspar, Foyth, Albiol dhe Pedraza.
Në mesfushë, në qendër, Morlanes dhe Trigueros janë favoritët, kurse nga krahët Yeremy dhe Dia. Në sulm Alcacer dhe Moreno do të kenë për detyrë të shqetësojnë mbrojtësit e Chelsea dhe të shënojnë në portën e tyre. /abcnews.al
CHELSEA-VILLAREAL, FORMACIONET E MUNDSHME
CHELSEA (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rudiger; Hudson-Odoi, Kovacic, Kante, Alonso; Ziyech, Werner; Havertz
VILLARREAL (4-4-2): Asenjo; Gaspar, Foyth, Albiol, Pedraza; Yeremy, Morlanes, Trigueros, Dia; Moreno, Alcacer