U vunë zjarrin pyjeve në fshatrat Gjorgoz dhe Kreshpan, dy të arrestuar në Fier

schedule09:11 - 8 Gusht, 2021

schedule 09:11 - 8 Gusht, 2021

Policia në Fier ka vënë në pranga dy persona që i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz. Nga hetimet rezulton se dy të arrestuarit janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.

Bëhet e ditur se 49-vjeçari Arben Muskaj dhe 41-vjeçari Zarif Muska, banues në Afrim i Ri i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz më 6 gusht. Për pasojë, është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarësh  me shkurre e pisha.

Kurse, zjarrin në pyllin e fshatit Kreshpan ata e kanë vënë më 28 korrik.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!