Naby Keita ka përfunduar në merkato. Liverpool pagoi 60 milion euro te Leipzig tre vite më parë, por mesfushori nga Guinea nuk ia ka dalë të justifikojë investimin e madh.
Jurgen Klopp nuk e sheh si titullar fiks të ekipit të tij, dhe 26-vjeçari është me valixhe gati. The Sun shkruan se agjenti i ka ofruar shërbimet e Keita kampionëve të Spanjës.
Mesfushori pëlqehet shumë nga Diego Simeone dhe drejtuesit e Atletico Madrid po përgatisin ofertën e parë për Liverpool. /abcnews.al