Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 3,370 teste prej të cilëve 195 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën.
Këtë të enjte janë raportuar 16 pacientë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105,704 të shëruar.
Ndërkohë nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 469, 857 doza të vaksinës./abcnews.al/