Rreth 3000 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 16 pacientë në 24 orët e fundit

schedule16:57 - 4 Gusht, 2021

schedule 16:57 - 4 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2856 raste të reja me COVID.

Ndërkohë është 16 numri i personave që nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje.

Aktualisht në spitale, ndodhen të shtruar 192 pacientë të intubuar, të prekur nga COVID.

Shifrat në Greqi kanë pësuar një rritje të ndjeshme për shkak të përhapjes së variantit Delta. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!