Bernardo Silva është një nga objektivat e Atletico Madrid. Portugezi është një “xhol”, aktivizohet në disa pozicione të mesit të fushës dhe është paraqitur shumë mirë në katër sezonet me Manchester City.
Ardhja e Jack Grealish ka nxjerrë në merkato 26-vjeçarin portugez, i cili mund të vijojë karrierën në LaLiga me kampionët në fuqi të Spanjës.
Mundo Deportivo shkruan se Diego Simeone i beson shumë kualitetit dhe lojtarit luzitan, i cili luan si mesfushor ofensiv, por edhe si sulmuesi i djathtë.
Vetë Bernardo Silva e sheh me sy shumë të mirë transferimin në futbollin iberik. Atletico po përgatit një ofertë për Manchester City, që kërkon rreth 50 milion euro për ta lënë të lirë. /abcnews.al