Christian Eriksen është bashkuar me Interin. Fantazisti danez pësoi një atka kardiak në Euro 2020, në duelin e parë ndaj Finlandës.
29-vjeçari ka zbarkuar ditën e sotme në Appiano Gentile, qendrën stërvitore të kampionëve të Italisë.
? | COMUNICATO
Christian Eriksen ad Appiano: l’incontro con i compagni e le sue condizioni ?https://t.co/bCTsnGmaB6
— Inter ??? (@Inter) August 4, 2021
Lojtari viking u takua me drejtuesit, stafin teknik dhe shokët e skuadrës, me të cilët fitoi titullin kampion në Itali.
Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagen. Stafi mjekësor i Interit natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit. /abcnews.al