Studimi skocez lëshon alarmin: Mbrojtësit më të rrezikuarit nga demenca

schedule11:39 - 4 Gusht, 2021

schedule 11:39 - 4 Gusht, 2021

Futbollistët, në mënyrë të veçantë mbrojtësit, janë më të ekspozuarit ndaj demencës

Ekipi i universitetit skocez u mbështet në analizimin e kartelave klinike të rreth 8 mijë ish futbollistëve dhe 23 mijë personave që nuk e praktikojnë futbollin.

Sipas një studimi të universitetit skocez të Glasgout, futbollistët që luajnë në mbrojtje janë pesë fish më të ekspozuar ndaj demencës, në krahasim me personat që nuk e praktikojnë këtë sport. Arsyeja janë goditjet e shumta me kokë.

Futbollistët, në mënyrë të veçantë mbrojtësit, janë më të ekspozuarit ndaj demencës. Dhe arsyeja janë goditjet në kokë. Është ky përfundimi i një studimi të publikuar nga universiteti i Glasgou, sipas të cilit, mbrojtësit janë më të përfshirë në lojën në ajër dhe kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundja neuro degjenerative.

Ekipi i universitetit skocez u mbështet në analizimin e kartelave klinike të rreth 8 mijë ish futbollistëve dhe 23 mijë personave që nuk e praktikojnë futbollin.

Nga studimi del në pah se rreziqet e portierëve nuk janë më të larta se ato të popullsisë mesatare, por janë katër herë më të larta nga ato të lojtarëve të tjerë, ndërsa tek mbrojtësit janë 5 herë më të larta.

Një tjetër faktor rreziku është dhe kohëzgjatja e karrierës: dyfishi në krahasim me një subjekt mesatar, në rast se karriera është e shkurtër. Por nëse është e gjatë, është pesëfishi i rrezikut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!