Atletico Madrid dhe Luis Suarez po përgatisin zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre. Bomberi uruguaian ka edhe një vit kontratë me “Colchoneros”.
34-vjeçari realizoi 21 gola në LaLiga në sezonin e parë me ekipin e Diego Simeones, duke dhënë një kontribut vendimtar në fitimin e titullit.
“El Pistolero” ka si objektiv të marrë pjesë në Botërorin Katar 2022 me Uruguaian. Marca shkruan se drejtuesit e klubit iberik po përgatisin një ofertë të re.
Suarez pritet të rinovojë deri në 2023. Ai ndihet për mrekulli tek skuadra kryeqytetase dhe së shpejti do të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes së re. /abcnews.al

