Vijon vaksinimi për moshat +18 vjeç në Berat, mjekja: Mbroni veten dhe të afërmit

schedule14:54 - 2 Gusht, 2021

schedule 14:54 - 2 Gusht, 2021

Prej ditës së djeshme ka nisur edhe në Berat muaji i hapur i vaksinimit për moshat +18 vjeç.

Kjo ka bërë që në qendrat e vaksinimit të krijohet fluks qytetarësh të cilët presin në radhë për të marrë vaksinën.

Mjekja shprehet se për këtë kategori injektohen vaksinat Pfizer, Coronavac dhe AstraZeneca.

“Prej ditës së djeshme ka filluar muaji i hapur i vaksinimit. Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç janë të lumtur të paraqiten në qendrat e vaksinimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Në këtë pikë po aplikohet vaksina Pfizer ndërsa në qendrat e tjera kemi alternativë Coronavac dhe AstraZeneca”, shprehet mjekja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!