Partizani, në Vlorë pa kapitenin Hoxha

schedule14:39 - 22 Nëntor, 2018

schedule 14:39 - 22 Nëntor, 2018

Partizani ndihet i qetë në prag të ndeshjes së Superligës ndaj Flamurtarit në Vlorë. Trajneri Gega kërkon maksimumin edhe pse kapiteni Hoxha nuk do të jetë.

Në Vlorë shkon pa kapitenin, por jo pa ambicie maksimale. Partizani dëshiron të konfirmohet si favoriti për titull në Superligë, edhe në mungesë të portierit Alban Hoxha, dhe kjo mund të bëhet vetëm me një fitore ndaj Flamurtarit. Trajneri Skënder Gega e di mirë këtë, dhe ai ka dy mënyra për ta përgatitur skuadrën, duke qenë i qetë e duke punuar fort në stërvitje.

Pavarësisht nga ulja e madhe e shpenzimeve, sërish Partizani mbetet një nga ekipet më të paguar të Shqipërisë. Trajneri dhe skuadra kanë presion për të fituar, edhe për këtë arsye, por edhe për faktin se konkurrenca me Skënderbeun mbetet e fortë, të paktën kështu duket.

Partizani ka 5 sulmues, ndërsa në fushë zakonisht mund të jenë një ose dy. Një konkurrencë që besohet se i bën mirë ekipit, por edhe e shqetëson trajnerin. Menjëherë pas konferencës për shtyp, kryeqytetasit u nisën drejt Vlorës, për ndeshjen e kësaj të shtune, me synim fitoren.

Trajneri Gega ka meritën që ndodhet në vend të parë me 31 pikë, pavarësisht se ekipi është shumë më modest sesa vjet apo parvjet. Ai nuk është penguar nga fakti që klubi uli ndjeshëm shpenzimet nga kuota 180 000 euro në muaj që jepte vjet për rrogat.

Për fat, Partizani i ka mundësitë që të pretendojë fort, edhe kështu, pasi edhe ekipet e tjerë si Skënderbeu, Kukësi, Tirana apo edhe Flamurtari kanë ulur kostot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!