Mbi 1600 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 10 pacientë

schedule18:07 - 1 Gusht, 2021

schedule 18:07 - 1 Gusht, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1605 raste të reja me COVID.

Mediat bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 10 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12.975 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 176 ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 163 pacientë të rinj me COVID.

Numri i rasteve të reja në Greqi ka ardhur duke u rritur që prej zbulimit të variantit Delta, i cili sipas ekspertëve ka transmetueshmëri më të lartë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!