Ndërkohë që të lënduarit janë vizituar në Spitalin e Traumës edhe nga deputetë të opozitës, një protestues është shoqëruar nga forcat e rendit, ndërsa gjendej në mjediset e këtij spitali.
Sipas gazetarit tonë që gjendet në spitalin e Traumës, i shoqëruari kishte shkuar në ambientet e spitalit për të dërguar familjarët pas protestës, kur është shoqëruar nga forcat e rendit.
Gazetari ynë në vendngjarje Andi Qosja na informon se i shoqëruari Dorjan Protoduari bënte thirrje kundër policisë jashtë ambienteve të spitalit dhe për këtë arsye u shoqërua./abcnews.al