Vijon të përhapet vatra e zjarrit në Karaburun. Mësohet se aktualisht, perimetri i zjarrit është i shtrirë në vijë lineare rreth 15 km.
Ndërkohë, bëhet fjalë për rreth 500 ha të shkrumbuar.
Ndërsa, aktive vijojnë të jenë disa vatra zjarri. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar së bashku me ADZM në një aksion që prej orëve të para të mëngjesit por pa arritur të lokalizojnë zjarrin që rrezikon Llogoranë.
Flakët vijojnë të përhapen edhe në Tagjas. s.b/abcnews.al/