Rreth 3000 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 12 persona

schedule17:10 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:10 - 30 Korrik, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2845 raste të reja me COVID.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 134 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 1812 janë të lidhura me persona të konfirmuar pozitivë më herët.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë të shkojë në 12 948 në total.

Numri i pacientëve në intubim është 165 (62.4% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 83  % kanë një sëmundje bashkëshoqëruese. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!