Manchester City nuk heq dorë nga Jack Grealish. 25-vjeçari luan si kapiten i Aston Villa dhe numëron 12 ndeshje me kombëtaren angleze. Klubi nga Birmingemi kërkon 100 milion paund për të lënë të lirë sulmuesin e majtë.
ESPN shkruan se kampionët e Anglisë kanë gati një ofertë që prek shumë e kërkuar. Drejtuesit e City i kanë ofruar Aston Villa 90 milion paund dhe kartonin e Morgan Rogers (19-vjeçari vlerësohet 10 milion paund).
Aston Villa ka pranuar propozimin e ardhur nga Manchesteri, që duhet të gjejnë tani marrëveshjen me agjentin e lojtarit. Një operacion shumë i rëndësishëm merkatoje, që do e kthejë Grealish në futbollistin anglez më të shtrenjtë të historisë së Premier League.
Në sezonin e fundit në Premier League me Aston Villa, Grealish u aktivizua në 27 ndeshje, shënoi 7 gola dhe dhuroi 12 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al