Temperaturat e larta prej ditësh në Ballkan kanë sjellë situata zjarresh në shumë vende të rajonit.
Turqia është një tjetër vend që po përballet me flakët e zjarrit. Mediat e huaja bëjnë me dije se vatra të shumta zjarri janë aktivizuar në zonën e Bodrum në Turqi ku era ka përhapur me ritme të shpejta flakët duke rrezikuar dhe zonat e banuara.
Sipas mediave zjarri ka shkuar te kopshtet e dy hoteleve me 5 yje në Bodrum, dhe rrezikon që ata të shkrumbohen. Pas kërcënimit nga zjarri, turistët u evakuan nga hotelet. Në vendngjarje janë 6 makina zjarrfikëse, 40 punëtorë, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.
Gjithashtu vatra të shumta zjarri ka edhe në zonën e Antalias, ku vetëm ditën e djeshme ishin shkrumbuar katër shtëpi, lënduar 3 persona dhe evakuuar 2 lagje./abcnews.al