Christian Eriksen është rikthyer së fundmi në Itali dhe në ditët në vijim do të kristalizohet edhe e ardhmja e tij. Tuttosport raporton se me ardhjen e tij në Milano, ai do i nënshtrohet testeve të hollësishme mjekësore.
Më pas Eriksen do shohë gjendjen e tij dhe mjekët do marrin vendimin nëse do mund të vazhdojë të luajë pa defribilator, apo do jetë e nevojshme me patjetër të bëjë me të.
Në rast se mjekët nuk e japin miratimin për ta hequr pajisjen, Eriksen do duhet të lërë Interin dhe Serie A, për shkak se në Itali nuk lejohet të luash me një pajisje të tillë në zemër.
Ndërkohë, Blind luan prej vitesh në gjendje të tillë në Holandë dhe të njëjtën gjë e ka bërë Nwabueze në vendin tonë dhe po e bën tashmë në Malajzi. /abcnews.al