Mbërrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.
Gazeta Express shkruan se dërgimi i trupave është shoqëruar nga policia.
Lexo edhe: Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga: 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi kanë qenë të pranishëm në vendkalimin kufitar.
Lexo edhe: Si ndodhi aksidenti, kroatët rindërtojnë në versionin 3D aksidentin e autobusit nga Kosova
Ndërkohë shumë qytetarë kanë dalë në nderim të viktimave. Ndërkohë varrimi pritet që të bëhet pasdite.
Lexo edhe: Aksidenti me 10 viktima në autobusin me shqiptarë, media kroate: Shkak, lodhja e shoferit
Një nga përfaqësuesit e kompanisë është shprehur se përgatitjet janë kryer të gjitha nga kompania.
Autobusi me targa të Kosovës i cili u përshi në aksidentin tragjik ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, në të cilin ndodheshin 67 pasagjerë./abcnews.al/