Vlorë, ish-kampi i pionierëve në strehë për të droguarit

schedule14:16 - 13 Nëntor, 2017

schedule 14:16 - 13 Nëntor, 2017

Ish kampi i pionerëve në Vlorë ka përfunduar në fatin më të keq të tij. Gjatë trazirave të 97-ës u kthye në bazë policie e ushtarakësh të huaj, kurse sot strehohen të droguarit.

E kthyer në territor gërmadhë, në 1997 ishte bazë për forcat e huaja ushtarake.

Ata u dislokuan aty për të marrë në kontroll qytetin.

Një tank i shkatërruar grek qëndron ende si një relike kujtese për vitin e mbrapshtë.

Më pas u vendosën forcat speciale të policisë sonë. Një furgon i djegur është aty. Buzë detit ish-baza ushtarake dhe policore dëshmon për një të kaluar tragjike.

Dikur kjo ishte tokë për kampin e pionerëve. Ish godina e plazhit ka përfunduar vetëm në karabina muresh.

Banorët shpesh herë ankohen për të rinj që drogohen. Duket sikur sot ata janë zot këtu. Vetëm pak metra larg detit dhe asnjë projekt për ta kthyer zonën të dobishme. Një fat i keq. Nga bazë ushtarake në strehë për të droguarit./abcnews.al

https://youtu.be/e47zQqqKVFY