Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, komentoi në ‘Faqja 4’ rreziqet që paraqesin veprimtaritë hibride të Rusisë dhe Iranit në Evropë, duke paralajmëruar për mundësinë e sulmeve terroriste dhe akteve të sabotazhit në vende të ndryshme të kontinentit.
Ai theksoi se zhvillimet duhet të analizohen në kontekstin e luftës hibride, duke shtuar se Rusia dhe Irani kanë pasur ndikime në pjesë të ndryshme të Evropës.
“Tanimë, duhet që organet në Shqipëri të veprojnë në mënyrë të përshpejtuar për të pasur një dorë në dosjen, për të përmbyllur lidhjet e kësaj organizate në Shqipëri.
Çështja, në aspektin e luftës hibride, duhet të jetë e qartë. Mbi këtë bazë, Irani dhe Rusia, në forma të ndryshme, në mënyrë permanente veprojnë në pjesë të ndryshme të kontinentit.
Javën e kaluar patëm një paralajmërim për ekspozim të caktuar nga Kaukazi dhe, njëkohësisht, nga veprimet amerikane. Jep argumentin që jemi në fazën subversive në drejtim të vendeve përkatëse të kontinentit.
Çështjet janë të ndërlidhura mes Rusisë dhe Iranit, edhe në bindjet ideologjike dhe fetare. Në këtë fazë, shohim një zhvillim në Abu Dhabi për një zgjidhje mes Ukrainës dhe Rusisë.
Italia ka qenë mbështetëse për forcat amerikane. Do të presim sulme terroriste dhe do të shohim sabotazhe. Europa po vjen drejt një kaosi në aspektin e sigurisë.”


