Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gomari & Demi: Një love story/ Raporti unik homoseksual mes dy kafshëve të ndryshme

schedule15:28 - 11 Nëntor, 2026

schedule 15:28 - 11 Nëntor, 2026

Një histori e pazakontë nga bota e kafshëve ka tërhequr vëmendjen e studiuesve. Në zonat malore te Etiopise, një dem dhe një gomar mashkull kanë krijuar një marrëdhënie që ka habitur studiuesit dhe ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen seksuale në botën shtazore.

Ajo që nisi si një ekspeditë për studimin e babuinëve gelada, u shndërrua në një zbulim të papritur për një ekip biologësh, të cilët u bënë dëshmitarë të ndërveprimit seksual mes dy kafshëve të gjinive të njëjta, por edhe të specieve të ndryshme.

Studiuesit e identifikuan demin me emrin Akil dhe gomarin me emrin Patroklo. Gjatë katër ditëve të vëzhgimit, në muajin mars, ata dokumentuan plot 51 episode mes tyre.



Sipas studimit te publikuar nga cnn, Dy kafshët nuk jetonin së bashku. Ato takoheshin në një zone të përbashkët, ku pronarët e tyre sillnin bagëtitë për të kullotur.

Autorja kryesore e studimit, profesoresha e biologjisë Elisabetta Palagi, nga Universiteti i Pizës në Itali, tha se ky takim i papritur i çoi studiuesit drejt një pyetjeje krejtësisht të re kërkimore.
Studiuesit ende nuk kanë një shpjegim përfundimtar për këtë marrëdhënie dhe faktorët që mund ta nxisin atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!