Janë luajtur këtë paradite disa nga ndeshjet e futbollit të fazës së grupeve të Lojërave Olimpike. Argjentina ka mundur më në fund të gjejë fitoren e parë dhe të seleksionojë tre pikët, aq të rëndësishme për renditjen në grupin A.
https://youtu.be/SlKHP5Xb46o
Përballë sot ishte Egjipti dhe goli i Facundo Medina në minutën e 52-të mjaftoi për të vulosur fatin e kësaj sfide. Me këtë fitore, Argjentina renditet në vendin e dytë, pas Australisë, kur është edhe një ndeshje për t’u luajtur.
https://youtu.be/3J5VwVKL_KM
Fitore korri edhe Franca sot ndaj Afrikës së Jugut, duke rrëmbyer tre pikët dhe qëndruar në garë për kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Skuadra e Sylvian Ripoll fitoi me shifrat 4-3. Ra në sy tregolëshi i Andre-Pierre Gignac, 35-vjeçari, i cili është kthyer të shijojë emocionet e kombëtares.
https://youtu.be/jpa0Wddc_pk
Golin tjetër e shënoi mesfushori i Montpellier, Teji Savanier. Nga ana tjetër Brazili u ndal në një barazim 0-0 ndaj Bregut të Fildishtë. Skuadra seleçao, që është një nga favoritet kryesore në këtë turne, renditet e para me 4 pikë, aq sa ka edhe rivali i tyre i sotëm. /abcnews.al

