Dy shkencëtarë nga Franca dhe Japonia ndajnë çmimin Nobel në kimi për këtë vit.
Henri B. Kagan dhe Kenso Soai u shpallën fitues “për zbulimin e efekteve jolineare dhe autokatalizës në sintezën organike asimetrike”.
Disa molekula, si aminoacidet, ekzistojnë në dy variante që janë imazhe pasqyrë të njëra-tjetrës. Megjithatë, organizmat e gjallë përmbajnë pothuajse ekskluzivisht vetëm njërin prej këtyre varianteve. Si lindi kjo asimetri kimike ka qenë për një kohë të gjatë një mister për kimistët.
Dy shkencëtarët që u shpallën nobelistë ndihmuan në shpjegimin e këtij fenomeni.
Henri Kagan ndërmori një hap të rëndësishëm në vitin 1986, kur zbuloi një mënyrë të re për të kontrolluar reaksionet kimike. Kjo i mundësoi krijimin e një teprice më të madhe të njërës prej dy formave pasqyrë, shumë më tepër nga sa mendohej më parë se ishte e mundur.
Ndërsa Kenso Soai ndërmori hapin tjetër. Punën e nisi në 1995, ndërsa në 2003, ai arriti ta realizonte këtë me sukses, duke prezantuar një reaksion në të cilin formohej vetëm njëra nga dy format e mundshme pasqyrë.


