Antoine Griezmann-Saul Niguez! Në Spanjë vazhdojnë të shkruajnë rreth shkëmbimit të bujshëm mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Klubi katalanas kërkon disa miliona shtesë për lënien e lirë të sulmuesit francez, për të cilin u shpenzuan 120 milion euro dy vite më parë.
Kampionët e Spanjës mendojnë ndryshe dhe pranojnë vetëm shkëmbim kokë më kokë të dy futbollistëve. Presidenti i Atleticos Madrid, Enrique Cerezo ka prekur edhe një herë këtë temë në prononcimin e dhënë pas miqësores me Numancia.
LEXO EDHE: Cerezo frenon rikthimin e Griezmann: Tifozët nuk ia falin dot tradhtinë
“Griezmann është një futbollist i Barcelonës në këto momente. Është interpretuar gabim ajo që thashë në lidhje me të (“Nuk besoj që tifozët tanë mund ta falin Griezmann, në rast se ndodh rikthimi i tij tek Atletico).
Thjesht u shpreha që nuk e di nëse tifozëve tanë do u pëlqente rikthimi i tij apo jo. Nuk po them që fjalët e mia janë manipuluar, por isha me nxitim dhe ndoshta nuk e kam kuptuar mirë pyetjen që m’u bë. Më pëlqen që Atletico të jetë e mbushur me futbollistë të shkëlqyer.
Saul Niguez? Ai është një futbollist i Atleticos, të gjithë e duan shumë, ne dhe tifozët, dhe ndodhet nën kontratë me ne”, deklaroi presidenti i klubit “Colchoneros”. /abcnews.al