Art dhe turizëm, starton në Korçë edicioni i katërt i “Mik” festival

schedule16:15 - 23 Korrik, 2021

schedule 16:15 - 23 Korrik, 2021

Pas një viti të vështirë prej pandemisë, ku arti ku godit më shumë se çdo sektor tjetër në Korçë mbrëmjen e së enjtes startoi “Mik” Festival.

Organizatorja dhe drejtoresha artistike e tij sopranoja, Inva Mula thotë se pandemia gjunjëzoi arti ndaj dhe edicion i katërt nisi me shumë surpriza, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e dielë.

“Ky vit është vërtet i veçantë, ne të gjithë kemi etje për art, pandemia e gjunjëzoi. Jeta nuk vazhdon pa art. Është një edicion që shpaloset me gjuhë dhe ngjyra të ndryshme. Ne e nisim me muzikën klasike gjermane dhe për 4 ditë do ketë aktivitete përtej Korçës. Finalja do jetë e paharruar. Gjithashtu do ketë një grup nga Kosova, ndërsa nata e fundit do kulmojë me Olen Çezarin”, ka thënë ajo.

“Mik” Festival startoi me muzikën klasike gjermane.

Pianistja Elda Laro që merr për herë të parë pjesë, e emocionuar tregon se në këtë shfaqje ju bashkuan edhe kolegët gjermanë.

 “Kam ardhur me dy miq të mi gjermanë ata janë violinistë, bashkë luajmë në orkestrën e teatrit të Berlinit”, ka thënë Elda Laro pianiste në Gjermani.

Ndërsa tek Pazari i Korçës një grup nga Kuba performuan për qytetarët dhe turistët.

Këta të fundit kërcyen bashkë me artistët kubanezë dhe u argëtuan shumë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!