Timo Werner ia doli të fitojë Champions League në sezonin e parë me Chelsea, por nuk është përshtatur plotësisht në Premier League.
Sulmuesi gjerman e mbylli sezonin me 12 gola të shënuar. Pavarësisht se Thomas Tuchel beson tek ai dhe e cilëson titullar, 25-vjeçari ndjen mall për Gjermaninë.
“90 min” shkruan se sulmuesi i shpejtë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Bundesligë, aty ku e kërkon dhe e pëlqen Borussia Dortmund. /abcnews.al