Vllaznia luan në Qipro kundër AEL Limassol sot (19:00), dueli i parë i raundit të dytë në Conference League. Kapiteni i ekipit shkodran, Erdenis Gurishta foli për mediat rreth kësaj ndeshje, ku ndër të tjera tha:
“Do jetë një sfidë shumë e fortë. E presim një sfidë të tillë, e dimë nivelin e kundërshtarit, por jemi përgatitur për të marrë më të mirën e mundshme.
Të jemi realistë: skuadra e AEL-it është favorite. Jo vetëm për shkak të buxhetit apo ngaqë ka marrë pjesë shumë herë në këto ture, por edhe për shkak të lojtarëve që kanë luajtur në nivele të lartë.
Ata janë favoritë në letër, por ne do të japim maksimumin. Besoj dhe shpresoj shumë në një rezultat pozitiv nesër.
Fusha? E mirë, por e prisja më të mirë. Fusha e Shkodrës është më e mirë se këtu. Gjithsesi nuk ka justifikime, duhet të japim maksimumin. Shtyrja e orarit është pozitive.
Pagesat? Nganjëherë nuk është shumë e rëndësishme se sa paguhesh, por është e rëndësishme kur jep shpirtin në fushë. Vijmë këtu për rezultat pozitiv, nuk do të vijmë të mbrohemi, do të bëjmë lojën tonë.
Atmosfera është shumë pozitive pas atij kualifikimi të mrekullueshëm që arritëm në Shkodër. Të shohim çfarë situate do të sjellë ndeshja. Të gjithë lojtarët janë në rregull, përveç Da Silva që është i dëmtuar“, deklaroi Gurishta. /abcnews.al