Përtej politikës: Lojërat olimpike, nga Athina në Tokio!

schedule20:40 - 21 Korrik, 2021

schedule 20:40 - 21 Korrik, 2021

Nga Linda Karadaku

Lojërat Olimpike Verore mbahen në Tokio nga 23 korrik deri më 8 gusht. LO Tokio 2020 pritej të mbaheshin në verën e vitit 2020, por pandemia e shkaktuar nga Covid-19 bëri që të shtyheshin për në vitin 2021.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që pavarësisht nga shtyrja për një vit, Lojërat Olimpike të vazhdojnë të quhen “Tokio 2020”.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës, këto do të jenë Lojërat e dytë Verore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Rio 2016, ku Kosova mori pjesë me tetë sportistë.  Debutimi u kurorëzua me medaljen e artë të xhudistes Majlinda Kelmendi. Në LO Tokio 2020 marrin pjesë 11.090 sportistë të 206 Komiteteve Olimpike Kombëtare.

Tokio organizon për herë të dytë Lojërat Olimpike Verore, pas atyre të vitit 1964. Tokio ishte zgjedhur organizatore edhe në vitin 1940, por Lojërat u anuluan për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Maskota e Tokio 2020 do të quhet Miraitova.

Lojërat Olimpike të Tokios mbahen pa spektatorë. Ndalimi erdhi disa orë pas shpalljes së një gjendjeje të jashtëzakonshme në kryeqytet duke filluar nga e hëna, nga kryeministri japonez Yoshihide Suga për të frenuar rritjen e rasteve me COVID-19.

Tradita e Lojërave Olimpike, por edhe gjeneza e tyre vijnë nga Ballkani. Sipas legjendave greke, Lojërat e lashta Olimpike u themeluan nga Herkuli, djali i Zeusit. Lojërat e para olimpike për të cilat ka dëshmi të shkruara u mbajtën në vitin 776 para erës sonë,  dhe në to, një konkurrent i zhveshur, Koroebus, nga Elis, fitoi garën e vetme në Olimpiadë,  një vrapim prej rreth 192 metrash. Kjo e bëri Coroebus (Koroebus), kampionin e parë olimpik në histori.

Lojrat Olimpike vazhduan të zhvilloheshin çdo katër vjet për gati 1200 vjet.

Në vitin 393 para erës sonë, perandori i krishterë romak Theodosius I, i shfuqizoi për shkak të ndikimeve të tyre pagane.

1500 vjet më vonë,  francezi Pierre de Coubertin inicioi ringjalljen e tyre. Aristokrati francez organizoi dhe themeloi në 1890, Union des Sociétés Françaises de Sports Athletics (USFSA).

Dy vjet më vonë, doli me idenë për të ringjallur Lojërat Olimpike  dhe organizoi një takim me 79 delegatë që përfaqësonin nëntë vende. Delegatët që votuan njëzëri për Lojërat Olimpike dhe vendosën që Coubertin të themelonte një komitet ndërkombëtar për organizimin e Lojërave.

Ky komitet u bë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC; Comité Internationale Olympique) dhe Demetrious Vikelas nga Greqia u zgjodh për të qenë presidenti i saj i parë. Athina u zgjodh si vendi për ringjalljen e Lojërave Olimpike.

Edicioni i parë i Lojërave Olimpike u mbajt në Athinë në 1896 dhe tërhoqi vetëm 245 garues, nga të cilët më shumë se 200 ishin grekë dhe vetëm 14 vende u përfaqësuan. Atletet femra nuk u lejuan të garojnë, megjithëse një grua, Stamata Revithi, vrapoi në maratonë, duke thënë “Nëse komiteti nuk më lejon të garoj, unë do të shkoj pas tyre pavarësisht nga kjo”. Stadiumi Panathinaikos, stadiumi i parë i madh në botën moderne, u mbush me turmën më të madhe që ishte parë ndonjëherë, për të parë një ngjarje sportive.

Disa nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë Olimpics ndër vite, përfshijnë Lojërat e para të pasluftës të mbajtura në 1948 në Londër, në të cilat Gjermania dhe Japonia u përjashtuan.

Në Lojërat e Romës 1960, një boksier i ri në pesha të rënda me emrin Cassius Clay, i njohur më vonë si Muhamed Ali, mbërriti në skenë. Ali më vonë do ta hidhte me neveri medaljen e tij të artë pasi iu refuzua shërbimi në një restorant vetëm për të bardhët në qytetin e tij të Louisville, Kentucky.

Atij iu dha një medalje e re 36 vjet më vonë në Olimpiadën e 1996 në Atlanta.

Mynihu 1972 pati pasoja vdekjeprurëse. Një grup terrorist palestinez me emrin Shtatori i Zi pushtoi fshatin Olimpik dhe hyri në banesën e delegacionit izraelit. 11 anëtarë të ekipit izraelit u vranë.

Pas pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1979, 66 kombe, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Gjermaninë Perëndimore dhe Japoninë, bojkotuan lojërat e vitit 1980 të mbajtura në Moskë.

Në vitin 1984 Bashkimi Sovjetik dhe 13 aleatët sovjetikë u përgjigjën reciprokisht duke bojkotuar Lojërat Olimpike Verore 1984 në Los Anxhelos.

Në 2004, Lojërat Olimpike u kthyen në vendlindjen e tyre në Athinë, Greqi. Të paktën 7.2 miliardë dollarë u shpenzuan në Lojërat 2004, përfshirë 1.5 miliardë dollarë për sigurinë./abcnews.al/