Pas deklaratës së presidentit të Turqisë në lidhje me shkëputjen e zonës së mbyllur të Varosisë, ka reaguar dhe ministria e Jashtme e Izraelit.
“Izraeli po ndjek me shqetësim të thellë veprimet dhe deklaratat e fundit të njëanshme Turke në lidhje me regjimin Varos,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit Lior Haiat në një postim në Twitter.
Në të njëjtën kohë, ai thekson se Izraeli përsërit solidaritetin e tij dhe mbështetjen e plotë për Qipron.
Ai gjithashtu thekson se Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid dje i përsëriti këtë mbështetje dhe solidaritet drejtpërdrejt Ministrit të Punëve të Jashtme të Qipros, Nikos Christodoulidis./abcnews.al