Edin Dzeko mban në ajër Romën. Sulmuesi dëshiron të largohet nga klubi italian, edhe pse ka kontratë.
Te Roma ndërkohë kanë nisur ta mendojnë humbjen e tij dhe po shikojnë tregun për opsione dhe emri më i lakuar është Mauro Icardi.
Roma, sipas asaj që raportin La Repubblica, po tenton ta huazojë argjentinasin e PSG, duke përfshirë një klauzolë për blerjen e tij për 40 milion euro.
Icardi do të kishte një rol protagonisti te Roma, ndryshe nga se ndodh te PSG që ka emra si Neymar dhe Mbappe në sulm. / abcnews.al