Si u vu në pranga shpërndarësi i drogës në Tiranë (Video)

schedule15:30 - 16 Nëntor, 2018

schedule 15:30 - 16 Nëntor, 2018

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohen si shpërndarës të lëndëve të forta narkotike në kryeqytet. ABC News ka siguruar videon e aksionit ku janë arrestuar dy të rinjtë.

Ky është momenti arrestimit të Ermal Demushit nga agjentët e antidrogës në kryeqytetit. Bashkë me të u prangos dhe një shok i tij. Demushi dyshohej se merrej me shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht të heroinës dhe ishte mbajtur nën vëzhgim për disa kohë.

Në videon e siguruar nga ABC News, duket 35-vjeçari që pritet në hyrjen e një pallati nga disa agjente civilë dhe arrestohet në flagrancë pa pasur mundësi të largohet.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se Demushi bashkë me shokun e tij Emirjon Doçi, 29 vjeç, u arrestua në kuadër të operacionit “Cleaner”.

Aksioni i policisë u krye në afërsi të kryqezimit të “21 Dhjetorit”. Gjatë  kontrollit, Doçit iu gjetën 22 doza heroinë, ndërsa Ermal Demushit një dozë heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Kontrolli ka vijuar në dyqanin e Ermal Demushi ku uniformat blu gjetën përsëri heroinë.

Në total në këtë operacion u sekuestruan 60 doza lëndë narkotike heroinë, dy armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi si dhe municion luftarak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!