Variantet e reja të koronavirusit kanë shkaktuar shqetësim tek autoritetet për shkak të shtimit të rasteve me Covid.
Autoritetet në Brazil bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1,548 viktima.
Ndërsa u raportuan 52, 789 raste të reja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Brazili deri më tani ka regjistruar 538, 942 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Kujtojmë se më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se variante të reja të cilat mund të jenë më të rrezikshme, mund të shfaqen në të gjithë botën.
Po ashtu zyrtarë të OBSH janë shprehur se një ndër faktorët kryesorë të rritjes së rasteve me Covid në të gjithë botën është varianti Delta, pasi ka edhe një transmetueshmëri të lartë./abcnews.al/