50 mijë € premio, gjobë dhe Xhaferi i Vllaznisë që paralajmëron: AEL, s’luajmë si inferiorë!

schedule08:51 - 16 Korrik, 2021

schedule 08:51 - 16 Korrik, 2021

Vllaznia bëri një përmbysje fantastike mbrëmë dhe u kualifikua në turin e dytë të Conference League. Shkodranët humbja 1-3 në duelin e parë me Siroki Brijeg nuk i bëri të dorëzohen dhe në kthim triumfuan 3-0.

Festë e madhe, por që drejtuesve të Vllazninë u kushton në aspektin financiar. Futbollistëve pritet t’u shpërndahet një premio që kap shifrën e 50 mijë eurove, ndërkohë që klubi duhet të presë vendimin e UEFA-s për gjobën që do aplikohet prej tyre për flakadanët dhe shishet e hedhura në fushë që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes së djeshme.

Në lidhje me kualifikimin ka folur edhe sponsori Xhaferi për mediat: “Kemi besuar se do të kualifikohemi, kemi pasur dëshirë shumë të mirë dhe në ndeshjen e parë. Skuadra tregoi që e meritoi fitoren dhe kualifikimin, pavarësisht asaj që ndodhi në Bosnje”.

“Goli i shpejtë na bëri që të besojmë. Nuk e harroj fjalën e profesor Plori, i cili më tha se dhe sikur në minutën e 90-të të shënojmë, do të kualifikohemi. Nuk e harroj fjalën e tij dhe ndeshja u fillua mbarë dhe arritëm atë që donim.

AEL Limassol është rivali i radhës për Vllazninë dhe Xhaferi thekson se do bëjnë maksimumin edhe ndaj qipriotëve: “Gjithmonë shtohet oreksi, sigurisht do t’i marrim ndeshje me radhë. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të luajmë si inferiore, por do të luajmë si të barabartë me të gjithë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!