Lojërat Olimpike, rrezikohet ekipi grek, një rast pozitiv me COVID, dyshime edhe për dy të tjerë

schedule17:44 - 15 Korrik, 2021

schedule 17:44 - 15 Korrik, 2021

Një atlet në ekipin helen për në lojërat Olimpike 2020 ka rezultuar pozitiv me COVID ndërkohë që dy raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar.

Mes dy të tjerëve, është një anëtar i ekipit të notit dhe një shoqërues i skuadrës olimpike.

“Komiteti Olimpik Grek njofton se ka informacion zyrtar në lidhje me një rast të koronavirusit në ekipin Olimpik të një atleti.

Sportisti është në karantinë dhe pasi të ketë plotësuar 14 ditë do t’i nënshtrohet një testi të ri të koronavirusit.

Nëse është negativ, do të bëhet një përpjekje për t’u nisur  menjëherë për në Tokio, në mënyrë që të jetë në gjendje të marrë pjesë në Lojërat Olimpike”, thuhet në njoftimin e autoriteteve. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!