Klosi: Turizmi i qëndrueshëm prodhon ekonomi dhe punësim

schedule19:04 - 15 Nëntor, 2018

schedule 19:04 - 15 Nëntor, 2018

10 milionë turistë është objektiv, jo vetëm sfidë! Ky është qëllimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, sipas ministrit Blendi Klosi. Për t’i paraprirë një viti turistik më të suksesshëm se ky që po lemë pas, ministria ka hartuar një plan prej 365 masash.

“Kemi arritur të listojmë problematikat që duke marrë mekanizma ligjorë, ndërhyrje administrative, por dhe duke e shtuar reklamimin e bukurive të natyrës shqiptare, ne padyshim do ja dalim që numri 10 milionë turistë të arrihet jo vetëm në një kohë të shpejtë, por edhe me mekanizma që sigurojnë që ky turizëm të jetë i qëndrueshëm, të prodhojë ekonomi dhe punësim” deklaroi ministri Klosi në një takim me donator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!