Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimi rrit besimin tek ekonomia/ BSH: Vlerësime optimiste edhe nga konsumatorët

schedule14:13 - 1 Tetor, 2026

schedule 14:13 - 1 Tetor, 2026

Bizneset mbeten optimiste për ekonominë në Shqipëri. Besimi në ekonomi u përmirësua lehtë gjatë muajit shtator, pavarësisht se disa sektorë të biznesit patën një rënie të besimit. Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë përqindjeje dhe qëndron 7.8 pikë mbi mesataren historike.

Rritja u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorin e ndërtimit , ndërsa edhe konsumatorët u shfaqën më optimistë për ekonominë. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 6.6 pikë përqindje në muajin shtator. Zgjerimi  u përcaktua nga vlerësimet në rritje, si për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe për kontratat porositëse

Në ndërtim, bizneset kanë një vlerësim më pozitiv për aktivitetin e tyre. Në tremujorin e tretë të vitit, u rritën edhe shfrytëzimi i kapaciteteve dhe gjendja financiare e bizneseve të sektorit.



Edhe besimi i konsumatorëve u rrit me 2.3 pikë përqindjeje. Ata shfaqën më shumë optimizëm për gjendjen e tyre financiare, ekonominë e vendit dhe mundësinë për të bërë blerje të mëdha.

Nga ana tjetër, besimi ra në sektorët e shërbimeve dhe tregtisë. Në shërbime, treguesi ra me 2.4 pikë përqindjeje, ndërsa në tregti me 1.8 pikë përqindjeje. Megjithatë, të dy treguesit vijojnë të jenë mbi mesataren historike.

Të dhënat tregojnë se, pavarësisht luhatjeve mes sektorëve, bizneset dhe konsumatorët vijojnë ta shohin ekonominë në një nivel relativisht pozitiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!