“Kërkoi 10 milion € për të fshirë audiot”, Perez akuzon Abellan për shantazh

schedule10:37 - 15 Korrik, 2021

schedule 10:37 - 15 Korrik, 2021

Real Madrid po pëson goditje të njëpasnjëshme nga El Confidencial, e cila ka marrë disa audiopërgjime të Florentino Perez në vitet 2006 dhe 2012 nga gazetari Jose Antonio Abellan dhe po i hedh ditë pas dite, duke shokuar opinionin sportiv.

Florentino Perez, përmes Real Madrid po mundohet të mbrohet në çdo mënyrë dhe përmes një deklarate klubi tregon sesi Abellan i ka bërë shantazh klubit dhe ka kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot.

“Në vitin 2011 gazetari Jose Antonio Abellan është takuar me zëvendës presidentin tonë Eduardo Fernández de Blas në restorantin Combarro dhe i ka kërkuar 10 milion euro për të zhdukur audion e regjistruar në mënyrë të paligjshme”, shkruhet në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!