SHBA, Gjermania, Britania e OSBE përshëndesin vendimin për Shullazin

schedule18:50 - 14 Nëntor, 2018

schedule 18:50 - 14 Nëntor, 2018

Ambasada amerikane reagon pas vendimit të gjykatës për dënimin e Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor”- thuhet në deklaratën e Ambasadës. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg – vijon deklarata.

Me tej ambasada amerikane përshëndet shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti dhe shprehet se vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Deklarata e ambasades amerikane mbyllet me frazen: Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?
Vendimin e gjykatës për Shullazin e grupin e tij e ka përshëndetur edhe ambasadorja e Gjermanisë, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe OSBE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!