Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja

schedule09:49 - 13 Korrik, 2021

schedule 09:49 - 13 Korrik, 2021

Një person ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari E.Sh., banues në Elbasan është arrestuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtorja e tij 35-vjeçe K.B., banuese në Korçë.

Sakaq materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Informacion-Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e dyshuar e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe u shpall në kërkim shtetasja K. B., 35 vjeçe, banuese në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin E. Sh., i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Lancia” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 37-vjeçari në bashkëpunim me shtetasen K. B., dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!