Ribery: Doja të qëndroja, Fiorentina nuk më respektoi. E ardhmja? Serie A

schedule16:58 - 10 Korrik, 2021

schedule 16:58 - 10 Korrik, 2021

Fiorentina nuk rinovoi kontratën me Franck Ribery dhe lojtari francez u detyrua t’i japë fund aventurës 2-vjeçare me skuadrën viola. Sigurisht që do donte të qëndronte, por askush nga klubi nuk u bë i gjallë.

Në prononcimin e dhënë për Toscana TV, 38-vjeçari tregohet i sinqertë, thekson se nuk është respektuar nga drejtuesit, teksa shpreson të vijojë karrierën në Serie A.

Nuk ishte një lamtumirë e lehtë. Unë jam një person i vërtetë dhe kam dhënë gjithçka nga vetja për Fiorentinën, ky është mentaliteti im. U bënë 3-4 javë që nuk më telefonoi askush nga klubi.

M’u krijua ndjesia që mungonte respekti ndaj angazhimit tim. Kam dhënë gjithçka në këto dy vite, por duket sikur nuk është vlerësuar një gjë e tillë nga drejtuesit.

Unë doja të vazhdoja me Fiorentinën, nuk i kam kritikuar kurrë drejtuesit dhe kam kujtime të mira. Nuk dua të largohem nga Italia, do të më pëlqente të qëndrojë në Serie A.

Dy vitet te Fiorentina kanë qenë një eksperiencë e bukur. Sigurisht që nuk kanë qenë të lehtë, por kam njohur një qytet të bukur dhe shumë njerëz të tillë.

Kam dhënë maksimumin për skuadrën dhe tifozët. Sa keq, pasi do më kishte pëlqyer të vazhdoja edhe një tjetër vit, por kështu është futbolli dhe jeta“, deklaroi Ribery. /abcnews.al