Hungaria zhvilloi një Europian shumë të mirë, edhe pse ndodhej në “grupin e ferrit” me rivalë si Gjermania, Franca dhe Portugalia. Djemtë e Marco Rossit, ishin 6 minuta larg kualifikimit, por nuk ia dolën dot të ruanin avantazhin përballë skuadrës së Low në sfidën e fundit të grupit F.
“Puskas Arena” i Budapestit ishte një nga 11 stadiumet pritëse të Euro 2020 dhe i vetmi që lejoi mbushjen me kapacitet 100% me tifozë. Tifozët hungarezë mbështetën pa kushte kombëtaren e tyre, por edhe e tepruan me sjelljet dhe banerat me sfonde raciste.
Një gjë e tillë ka detyruar UEFA-n të gjobisë me 100 mijë euro Federatën e Futbollit të Hungarisë, teksa skuadra e Rossit do i luajë dy ndeshjet e ardhshme zyrtare shtëpiake pa praninë e publikut të zjarrtë.
Skenat e tifozëve të Hungarisë me bluza të zeza që marshonin kundër lojtarëve që gjunjëzoheshin në ndër të luftës ndaj racizmit dhe mbështetësit që tundnin banderola homofobike në tribunat e “Puskas Arena”, ishin dy imazhe të patolerueshme për UEFA-n.
Qeveria Evropiane e Futbollit ka vendosur të dënojë Hungarinë për shkak të sjelljes diskriminuese dhe raciste të tifozëve. Nëse këto skena përsëriten, Hungaria do detyrohet të luajë pa tifozë për dy vite radhazi. /abcnews.al