Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha takon ambasadorin e Japonisë në Shqipëri: PD mbështet bashkëpunimin ekonomik

schedule17:23 - 9 Korrik, 2021

schedule 17:23 - 9 Korrik, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Takada Mitsuyuki.

Kryedemokrati thotë se Japonia ndër vite e ka ndihmuar Shqipërinë në sektorë të ndryshëm, ndërsa shton se Partia Demokratike do të mbështesë bashkëpunimin ekonomik në mënyrë të veçantë në investimet japoneze.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. @pdshqiperi do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin”, shprehet Basha.



 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!