Përcillet babai i Kadri Veselit, ish-kryeparlamentari nuk mundi të ishte i pranishëm

schedule22:16 - 7 Korrik, 2021

schedule 22:16 - 7 Korrik, 2021

Në prani të një numri të madh qytetarësh në fshatin Broboniç të Mitrovicës, është përcjellë për në banesën e fundit Fazli Veseli, babai i ish kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli. Veseli u nda nga jeta në ditën kur do të festonte përvjetorin e 94-t të ditëlindjes.

Kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk ka komentuar procedurat e drejtësisë rreth mungesës së Veselit në varrimin e babait të tij.

Sipas tij, në aspektin njerëzor dhe familjar, mungesa e Veselit ishte e madhe.

Ai tha për të ndjerin se ka qenë simbol i rezistencës kombëtare.

“Unë nuk mund të komentojë procedurat e procesit të drejtësisë sepse nuk jam i njoftuar me to. Është ekipi mbrojtës që me sa jam njoftuar ka bërë kërkesën dhe është në pritje të një vendimi, por në kuptimin njerëzor dhe familjar ishte një ndjenjë e mungesës së zotit Veseli, besoj edhe për familjarët por edhe neve miqtë e tij…baca Fazli ka qenë simboli i vet rezistencës. Ka qenë simbol i prindërit të mirë por edhe të vuajtur që e ka heq edhe në lëkurën e tij dhe të familjes krejt kohën e sundimit serb mbi Kosovën dhe pa dyshim ka qenë njeriu i cili e ka brumosur edhe Kadriun dhe gjithë familjen me dashurinë për vendin por edhe me zellin patriotik dhe rezistencën e çlirimit”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, në emër të familjarëve foli Ismet Veseli, djali i madh i të ndjerit Fazli Veseli, i cili ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pa dallim. Pavarësisht mungesës së vëllait të tij, ai falënderoi edhe përfaqësuesit e EULEX-it, për të cilët tha se i mundësuan ta shoh babanë sa ishte gjallë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!