Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, reagoi ndaj vendimit që shpalli sot Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, shkruan ai.

